Kryetari i Komunës Çair Visar Ganiu në një postim në rrjetet sociale ka uruar zjarrfikësve 20 majin respektivisht “Ditën e Zjarrfikësve”
Në postimin e tij mes tjerash thuhet se “Ju na jepni siguri, respekt të pafund në këtë DITË dhe të gjithë zjarrfikësit tanë e meritojnë këtë ditë. Ata me punën dhe sakrificën e tyre janë mburojë e jetëve tona dhe gjithmonë të parët në iniciativa të shumta në shërbim të së mirës së përgjithshme.Me këtë rast dua të shpreh një falënderim të veçantë për të gjithë zjarrfikësit e Shoqatës së Zjarrfikësve Vullnetarë “Bajram Miftari” për mundin e dhënë dhe punën që e bënë ditë e natë bashkë me ne për larjen dhe dezinfektimin e çdo rruge e rrugice të Komunës së Çairit.Ndërsa, mos ta harrojmë edhe mikun tonë zjarrfikësin, Nuredin Mustafa, që nuk është më fizikisht në mesin tonë, por me veprat e tij ka lënë gjurmë të pashlyeshme frymëzimi ka shkruar Gani në rrjetin cocial.