Teuta Arifi : Në pjesën e epërme të lagjes Drenovec jemi duke bekatonizuar një rrugë në gjatësi prej 200 metra

Komuna e Tetovës ka vazhduar me investimet tjera në zona të ndryshme të qytetit në infrastrukturë dhe jo vetëm informon Tetovasot.
Në vijë të kësaj kryetarja e Komunës Teuta Arifi ka bërë të ditur për një rregullim rruge në njërën ndër lagjet më të rëndësishme, atë të Drenovecit që njihet si rezistenca e konfliktit para 20 vitesh në Maqedoninë e Veriut dhe që ka shumë nevoja të shumta për investime atje.

“Në pjesën e epërme të lagjes Drenovec jemi duke bekatonizuar një rrugë në gjatësi prej 200 metra, për të arritur edhe tek shtëpitë e fundit përgjatë kësaj rruge” deklaroi Teuta Arifi e cila ishte vetë prezente për të ndjekur punimet atje.

Vlera e këtij investimi është 1.7 milion denarë dhe paralelisht me shtrimin e rrugës do të vendosen edhe gypa për trajtimin e ujërave atmosferik.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *