Bashkimi Europian kalon ligjin, të gjitha transmetimet ilegale të ndeshjeve do të bllokohen.
Bashkimi Europian ka kaluar një ligj me të cilin të gjitha transmetimet ilegale të ndeshjeve të futbollit në Evropë do të bllokohen, raporton Insporti.
Transmetimet ilegale në platforma të ndryshme si kabllore ashtu edhe digjitale do të bllokohen me ligjin e kaluar së fundmi në Bashkim Evropian.
Parlamenti Europian ka aprovuar një teknologji që do të bllojë të gjitha transmetimet ilegale 30 minuta pas fillimit të ndeshjeve.