Në pikat e imunizimit kundër Covid-19 në të gjithë territorin e vendit deri dje janë vaksinuar 196.119 qytetarë, transmeton Alsat. Gjatë 24 orëve të fundit dozën e parë të vaksinës e kanë pranuar 9.711 qytetarë, ndërsa gjithsej janë aplikuar 12.211 vaksina, njoftojnë nga Ministria e Shëndetësisë. Në vend gjithsej janë aplikuar 232.485 vaksina, 36.366 prej të cilave paraqesin dozën e dytë të vaksinës, ndërsa më faqen vakcinacija.mk janë paraqitur 384.706 qytetarë të interesuar për vaksinim kundër virusit korona.