Ligji për rastet e montuara në Maqedoni gjen mbështetjen e partive dhe ekspertëve

Propozim-ligji për rivlerësimin e fakteve dhe provave të përdorura në procedurë gjyqësore po gjen mbështetje të konsiderueshme në Kuvend dhe komunitetin e ekspertëve juridik. Kjo rregullativë ligjore do të mundësonte zbardhjen e rasteve në të cilat palët e prekura konsiderojnë se i janë shkelur liritë dhe të drejtat themelore. Zëvendësministri i Drejtësisë, Agim Nuhiu thotë se pas reformimit të organeve të sigurisë, tani është radha për mënjanimin e pasojave të shkaktuara që nga keqpërdorimi i masave të veçanta hetuese e deri tek fabrikimi i fakteve dhe provave.

Ne jemi të mendimit se duhet përfshirë të gjitha rastet për të cilat opinioni është i shqetësuar për rastet gjyqësore të cilat janë mbështetur në fakte dhe prova jo bindëse, përkatësisht të fabrikuara”, tha Agim Nuhiu, zëvendësministër i Drejtësisë.

Dispozitat ligjore mundësojnë disa raste kur mund të konstatohet nevoja për rivlerësimin e fakteve dhe provave.

Propozim-ligji për rivlerësimin e fakteve dhe provave të përdorura në procedurë gjyqësore

“Shkelja e të drejtës së barazisë; e drejta për liri dhe e drejta për jetë; shkelja e integritetit fizik dhe moral; shkelja e prezumimit të pafajësisë; garantimi i sigurisë dhe fshehtësisë së të dhënave personale; keqpërdorimi i dëshmitarëve të mbrojtur, dëshmitarë të rrejshëm, polic ose agjent provokues; keqpërdorimi i sistemit AKMIS; shkelja e të drejtës së mbrojtjes; fabrikimi i fakteve”

Nuhiu shton se pikëpamjet e subjekteve politike janë të ndryshme. Edhe pse ekziston kompromis i përgjithshëm, ka subjekte të cilat nuk janë interesuar për mundësitë që ofron propozim ligji as në fazën e debatit publik, ndonëse zbardhjen e rasteve që mund t’i përfshi ky ligj janë pjesë e programit zgjedhor.

Ka subjekte politike që kanë interes për këtë ligj, por ka edhe prej atyre që nuk kanë shfaqur interes të caktuar. Dikush mendon që të përfshihen 2007 e këndej, ndërsa ne jemi të mendimit se duhet përfshi periudha e rasteve gjyqësore nga pavarësimi i vendit e këndej”, tha Agim Nuhiu, zëvendësministër i Drejtësisë.

Rastet mund të hapen ose kthehen në fazën e parë vetëm me vullnetin e palëve, përkatësisht pala e cila konsideron se është gjykuar në mënyrë jo të drejtë. Deri në një moment të tillë mund të arrihet me prova kryesisht të reja të cilat sjellin moment të ri mbi epilogun, ndërsa në trupin gjykues nuk mund të jetë gjykatësi i cili ka thënë fjalën e fundit për rastin. Në rastin më të mirë, provat dhe faktet e reja do të ndihmonin në zbardhjen e rastit “Alfa”, rasti i Burhanedin Nuhiut, Naser Eshtretif, Almirit etj./Alsat

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *