Në këto kohë të vështira, kohë pandemie, ku ne nuk mund ta festojmë ditën tonë ashtu siç i ka hije, uroj të gjithë kolegët në këtë ditë të veçantë për zjarrfikësit. Dita e zjarrfikësve shërben për të na rikujtuar se profesioni i zjarrfikësve është një ndër profesionet më fisnike e humane, dhe se Njësia Teritoriale Kundër Zjarrit – Tetovë, është një nja institucionet më të rëndësishme kur është në pyetje siguria dhe mbrojtja e qytetarëve tanë.Humaniteti dhe veprat tuaja që tregoni gjatë gjithë kohës, meritojnë më shumë se një ditë kushtuar juve!Ju uroj shumë shëndet dhe suksese në profesionin më human që njeh njerëzimi.