Liderët e BE-së mbrëmë vonë nuk arritën marrëveshje për hollësirat për kovid-pasaportat evropiane, që qendrat e mëdha turistike i konsiderojnë për vitale për shpëtim të sezonit vijues turistik, njoftoi DPA.
Negociatorët nga Parlamenti evropian, Komisioni evropian dhe qeveritë e vendeve-anëtare bisedat do t’i vazhdojnë nesër, kumtoi presidenca portugeze me BE-në.
Certifikata digjitale mund t’i hapë shumicën e vendeve të BE-së që të udhëtohet në kuadër të Unionit që nga fundi i qershorit, madje edhe kur pandemia e koronavirusit vazhdon dhe brengosja për mutacione të reja të virusit mbetet e madhe, shton agjencia gjermane.
Dokumenti duhet të tregojë nëse ndonjë person ka pasur test negativ për Kovid-19, paradokohe është shëruar nga virusi që e ka shkaktuar sëmundjen ose është i vaksinuar.
Kjo mund të sigurojë bazë për anulimin e kërkesave për karantinë, që janë aktuale për shumë udhëtime në Union. Megjithatë mbetet që vet çdo nga 27-të vendet anëtare të vendosin se çfarë volitshmëri sjell certifikata në kuadër të kufijve të saj.
Eurodeputetja gjermane Kornelia Ernst mbrëmë deklaroi se negociuesit nuk arritën marrëveshje për çështjet themelore.
“Diskutimet silleshin rreth pikave kyçe të marrëveshjes, siç ishte kërkesa e PE-së për qasje deri te testet falas për secilin”, shtoi Ernst pas negociatave të djeshme.
Ligjvënësit evropianë, po ashtu, refuzuan që t’u jepet mundësia disa vendeve të BE-së të vendosin kufizime të tyre për hyrje nga vendet tjera të BE-së, madje edhe nëse kanë certifikatë.
Pushteti ekzekutiv evropian në mars e parashtori propozimin për “certifikatë të gjelbër digjitale” dhe menjëherë i filloi negociatat.
Komisari për drejtësi, Didie Rejnders paraprakisht tha se çështja për testim falas mbetet e qeverive kombëtare.