Prokuroria për Krim të Organizuar dhe Korrupsion dha mendim pozitiv që Sasho Mijallkovi të mbrohet në liri, respektivisht të dalë nga paraburgimi në “Shutkë”. Edhe pse paraprakisht Prokuroria pohonte se Mijallkovi është njeri me ndikim, ka të holla dhe mund të ik, megjithatë tani e pranoi garancinë e ofruar prej 10.8 milionë eurove.
Nga Prokuroria thonë se duke i pasur parasysh arsyet në propozimin për shfuqizimin e masës së paraburgimit dhe zëvendësimin e saj me masën – garanci, lartësia e garancisë së ofruar në vlerë prej 10.871.000 eurove është e pranueshme për Prokurorinë me qëllim që të sigurohet prezenca e të akuzuarit deri në plotfuqishmërinë e aktgjykimit.
Nga shërbimi për shtyp i Gjykatës Penale thonë se lënda ende nuk është kompletuar me mendimin pozitiv të Gjykatës dhe se më me siguri edhe përkundër paralajmërimeve nuk do të ketë vendimmarrje.
Mijallkovi në Burgun e Shutukës qëndron që nga 23 shkurti, kur pas zhdukjes misterioze disaditore u paraqit para Prokurorisë për ta marrë vendimin për paraburgim. Derisa ishte në paraburgim, për Mijallkovin ishin shqiptuar dy aktgjykime të shkallës së parë – burg prej 12 vjetëve për rastin me përgjimin joligjor “Fortesa-Target”, dhe burg prej 8 vjetëve për rastin “Thesar” që ka të bëjë me furnizimin ilegal të softuerit për ndjekje të komunikimeve elektronike