Sekuestrimi i drogës në Lipjan, Ambasada amerikane: Fitore e madhe për sundimin e ligjit

Ambasada amerikane në Prishtinë ka reaguar pas aksionit të djeshëm për luftimin e krimit të organizuar dhe trafikut të drogës, ku u sekuestruan 400 kilogramë kokainë dhe u arrestuan shtatë persona. Sekuestrimi erdhi pas një aksioni të përbashkët të autoriteteve të Kosovës, Shqipërisë dhe Italisë dhe DEA-s amerikane.

Ambasada amerikane në një postim në Twitter shkruan se luftimi i krimit të organizuar dhe trafikut të drogës kërkon vendosmëri dhe bashkëpunim ndërkombëtar.Më tej thuhet se aksionit i djeshëm është fitore e madhe për sundimin e ligjit.

“Luftimi i krimit të organizuar dhe trafikut të drogës kërkon vendosmëri dhe bashkëpunim ndërkombëtar. Kudos për autoritetet e Kosovës për kapjen e djeshme të drogës në Lipjan – sukses përmes partneritetit  global midis Kosovës, Italisë, Shqipërisë, & @DEAWashingtonDC. Fitore e madhe për sundimin e ligjit”, shkruan ambasada amerikane në Twitter.

Ndryshe, një ditë më parë janë sekuestruar 400 kilogramë kokainë dhe janë arrestuar shtatë persona.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti mbrëmë në një konferencë për media bëri të ditur se më 3 maj ka pranuar informacion se një dërgesë e dyshimtë që destinuar për Kosovën ndodhet në një port italian.

Mehmeti theksoi se është arritur marrëveshje me autoritetet italiane që e njëjta ngarkesë të përcillet nga institucionet e sigurisë të këtyre vendeve dhe Shqipërisë.

“Institucionet e këtyre shteteve kanë pasur komunikim të vazhdueshëm dhe në kohë reale. Kjo ngarkesë në Kosovë ka arritur më 15 maj dhe e njëjtë është ndalur në parkingun e biznesit të dyshuar. Kjo ngarkesë është mbikëqyrur gjatë gjithë kohës. Sot të dyshuarit kanë filluar të tërheqin ngarkesën e dyshuar të narkotikëve me ç’rast kanë ndërhyrë njësitet special të policisë së Kosovës”,

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *