Tifozët e skuadrës gjermane të Dinamo Dresden, nuk janë përmbajtur, pasi skuadra e tyre u ngjit në Bundesliga 2.
Teksa ditën e djeshme luhej ndeshja ndaj Turgucu, e cila vulosi fatet e sezonit, tifozët e Dinamos dëshironin me çdo kusht të ishin në stadium për të përkrahur skuadrën e tyre. Megjithatë për shkak të rregullave të vendosura nga qeveria, policia i ka ndaluar që të futen në stadium.
Tifozët nuk janë ndalur këtu dhe janë përplasur me policinë, aty ku bëhet e ditur se 185 policë kanë mbetur të plagosur.