Izraeli ka vazhduar fushatën e sulmeve ajrore në qytetin e Gazës

10 fëmijë janë pjesë e 42 palestinezëve të cilët humbën jetën në sulmin më vdekjeprurës që nga përshkallëzimi i konfliktit mes Izraelit dhe Palestinës. Sipas autoriteteve të shëndetësisë, numri i vdekjeve në Gaza ka shkuar në 192, duke përfshirë 58 fëmijë.

Këta fëmijë të vdekur nuk e bombarduan askënd. Ata nuk i kanë bërë asgjë askujt. Një foshnjë 5 muajshe ndodhet mes jetës dhe vdekjes në spital. Kë e qëlloi kjo foshnje?
Ushtria izraelite konfirmoi se viktimat civile ishin të njëanshme -tha një banor i Palestinës.

“Situata është e keqe dhe nuk jam i sigurt se do të ndryshojë. Jemi të shokuar dhe të dëshpëruar nga njëri-tjetri, teksa ne hebrenjtë dhe arabët ishim fqinj”, u shpreh një banor i Izraelit.

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu paralajmëroi se sulmet do të zgjasin edhe për një kohë, me arsyetimin se Hamasi është ai që targeton civilët hebrenj e se po fshihet pas civilëve palestinezë.

Do të vazhdojmë të veprojmë me të gjitha forcat. Po i sulmojmë organizatat terroriste me sulme shkatërrimtare. Kushdo që ndezi zjarr do të pranojë zjarr – deklaroi Benjamin Netanjahu, Kryeministër i Izraelit.

OKB alarmon për situatën më armiqësore mes Gazës dhe Izraelit ndër vite. Sekretari i Përgjithshëm, Antonio Guterresh gjatë takimit me ambasadorë iu apeloi dy palëve t’i ndërpresin sulmet e t’i kthehen tavolinës së negociatave për gjetje të një zgjidhjeje të përbashkët, që do të siguronte paqe dhe siguri me njohje të ndërsjellë të Jerusalemit si kryeqytet i të dyja shteteve.

Armiqësitë aktuale janë të tmerrshme. Ky raund i fundit i dhunës shkaktoi cikle të vdekjes, dëshpërim dhe largoi nga horizonti çdo shpresë për bashkëjetesë dhe paqe. Luftimet duhet të ndalen menjëherë. Iu bëj thirrje të gjitha palëve ta marrin parasysh këtë thirrje. Kombet e Bashkuara po angazhohen për armëpushim të menjëhershëm – u shpreh Antonio Guterresh, Sekretar i Përgjithshëm i OKB-së.

Bisedimet e paqes po zhvillohen për më shumë dekada, por deri më tani nuk e kanë zgjidhur konfliktin izraelito-palestinez.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *