Deri më tani në Shqipëri janë kryer 664,452 vaksinime, nga të cilat 212,418 janë doza të dyta. Në një postim në Facebook, ministrja e Shëndetësisë së Shqipërisë Ogerta Manastirliu shpreh mirënjohjen për vaksinatoret e përfshira në këtë proces në të gjithë Shqipërinë.POSTIMI
“Mirënjohje për punën e palodhur çdo ditë, vaksinatoreve tona në çdo cep të vendit, që po çojnë përpara një proces vaksinimi shembullor, për mbrojtjen e jetës e shëndetit të qytetarëve 664,452 vaksinime të kryera deri tani, nga të cilat 212,418 doza të dyta. Në foto, vaksinatoret në Pukë, Dibër, Shkodër, Tiranë, Vlorë, Fier, Korçë.”