Rrëfimet e punonjësve të shpëtimit në Gaza, ndërsa bombardimet hynë në ditën e shtatë me radhë

Punëtorët e shpëtimit kërkuan furishëm për të mbijetuarit nën rrënojat të dielën ndërsa bombardimet e Izraelit në Rripin e Gazës të rrethuar hynë në ditën e shtatë me radhë.

Sipas Al Jazeera, përcjell Telegrafi, një rrebesh me 150 raketa goditi territorin gjatë natës në atë që një burim i sigurisë palestineze tha se ishte bombardimi “më intensiv” që nga intifada e dytë, ose kryengritja, që filloi më 2000.

Dhe ekipet e urgjencës punuan për të nxjerrë trupat nga grumbujt e gjerë të rrënojave, ndërsa të afërmit vuanin nga tmerri dhe pikëllimi.

Gati gjysma e raketave shënjestruan rrethin e qytetit Gaza të al-Wehda ku shtëpitë e banimit, infrastruktura dhe rrugët u shkatërruan ose dëmtuan pjesërisht.

Ministria e shëndetësisë konfirmoi se 33 njerëz u vranë brenda natës – përfshirë Dr Ayman Abu al-Ouf, shef i mjekësisë së brendshme në spitalin Shifa – pas bombardimeve izraelite në shtëpitë e tyre. Pesë fëmijë u gjetën të gjallë nën rrënoja.

“Ne ende mund të dëgjojmë njerëz që bërtasin nga poshtë rrënojave”, ka thënë Medhat Hamdan, një punonjës i mbrojtjes civile i cili erdhi nga Khan Younis në Gaza City dhe punoi pa ndërprerje për 11 orë për të shpëtuar jetë.

“… më nuk mund të ndihmojmë nëse bëhemi emocionalë kur arrijmë trupat e fëmijëve dhe i heqim ato”, ka thënë Hamdan, duke shtuar se tërhoqi tre fëmijë të vdekur nga rrënojat.

Ekipi i shpëtimit ende në kërkim të personave të zhdukur në skenën e masakrës që ndodhi në rrugën al-Wehda në Qytetin e Gazës.

“E gjithë lagja jonë – nga Tel Shubeir në kryqëzimin Palmera – u bombardua”, tha Ramzi Eshkuntana, i cili ishte në shtëpi kur tha se 40 sulme ajrore të njëpasnjëshme ranë në zonë në vetëm disa minuta.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *