Izraeli bombardon shtëpinë e kreut të Hamas-it në Gaza

Izraeli ka bombarduar shtëpinë e shefit të Hamas-it në Gaza orët e para të së dielës. Ushtria ka publikuar edhe një video në të cilën një bombë godet shtëpinë e udhëheqësit të përgjithshëm të grupit militant, Yehiya Sinëar.

Si kundërpërgjigje, grupi islamist lëshoi raketat në drejtim të Tel Aviv-it ndërsa përplasjet vazhdojnë në ditën e shtatë radhazi.

Të paktën katër palestinezë të tjerë mbetën të vrarë nga sulmet ajrore të Izraelit përgjatë enklavës bregdetare, thanë zyrtarët shëndetësorë, dhe shumë të tjerë mbetën të plagosur ndërsa zhurmat e bombardimeve u dëgjuan deri të shtunën vonë.

Të paktën 149 persona janë vrarë në Gaza që nga nisja e përplasjeve të hënën, duke përfshirë 41 fëmijë. Kurse, Izraeli ka raportuar 10 të vdekur, përfshirë dy fëmijë.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *