Presidenti i SHBA Joe Biden ka telefonuar Kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu dhe Presidentin Palestinez Mahmoud Abbas pas një dite tjetër të dhunës në rajon.
Komuniteti ndërkombëtar ka bërë thirrje për t’i dhënë fund konfliktit të përshkallëzuar.
Gjat ditëve të fundit, në sulmet ajrore izraelite në Gaza u vranë 10 persona në një kamp refugjatësh si dhe u shkatërrua një ndërtesë që strehonte organizata të huaja mediatike.
Këshilli i Sigurimit i KB do të takohet sot për të diskutuar rreth situatës së perkeqesuar në Rripin e Gazës.
I dërguari amerikan Hady Amr ka mbërritur në Tel Aviv për të marrë pjesë në bisedime me zyrtarë izraelitë, palestinezë dhete OKB për të përforcuar atë, që diplomatët amerikanë e quajtën – nevojë për një “qetësi të qëndrueshme”, raporton BBC.
Që nga fillimi i luftimeve të hënën, të paktën 145 njerëz janë vrarë në Gaza, sipas zyrtarëve palestinezë, kurse Izraeli ka raportuar per 10 të vdekur, përfshirë dy fëmijë. Izraeli thotë se dhjetëra militantë janë midis të vdekurve në Gaza, ndërsa zyrtarët palestinezë të shëndetësisë thonë se numri i të vdekurve përfshin 41 fëmijë./E.D-21Media