Ambasada e Shqipërisë në Izrael, me anë të një deklarate bën me dije se ditën e sotme më 15 maj, pranë zyrave të saj ka pasur goditje të shumta me raketa.
Luftimet që po zhvillohen mes grupit islamist të Hamas-it dhe Izraelit po prekin dhe ambasadat. Më herët ishte Ambasada Austriake, ajo që njoftoi për një goditje me raketë, shumë pranë godinës së tyre.
Ambasada Shqiptare atje me anë të një statusi në median sociale Twitter, bën me dije shqetësimin nga “sulmet pa kriter të Hamasit në Izrael”.
“Civilët nga të gjitha anët duhet të mbrohen dhe kjo situatë shpërthyese duhet të de-përshkallëzohet”, shkruhet në reagimin zyrtar të ambasadës.
Konflikti izraelito-palestinez është një nga konfliktet më të zgjatura në historinë e njerëzimit.
Izraeli është shteti i vetëm hebre në botë, i vendosur në lindje të Detit Mesdhe.
Palestinezët, popullata arabe që vjen nga toka që Izraeli kontrollon tani, i referohen territorit si Palestinë dhe duan të krijojnë një shtet me atë emër. Konflikti izraelito-palestinez, me pak fjalë qëndron në atë se kush e merr atë tokë.
Lufta e vitit 1948 solli largimin e 700 mijë palestinezëve nga shtëpitë e tyre, në atë që këto të fundit e quajnë Nakba, “katastrofë”.
Tensionet shpesh janë të larta midis Izraelit dhe palestinzëve që jetojnë në Jeruzalemin Lindor, Gaza dhe Bregun Perëndimor.
Gaza drejtohet nga një grup militant palestinez i quajtur Hamas, i cili është në konflikt me Izraelin. Hamas-i është në listën e grupeve terroriste për Izraelin , SHBA dhe Evropën. Izraeli dhe Egjipti kontrollojnë fuqimisht kufijtë e Gazës për të ndaluar arritjen e armëve Hamas-it.
Palestinezët në Gaza dhe Bregun Perëndimor thonë se po vuajnë për shkak të veprimeve dhe kufizimeve izraelite. Izraeli, nga ana tjetër thotë se po vepron vetëm për të mbrojtur veten nga dhuna palestineze.
Gjërat janë përshkallëzuar që nga fillimi i muajit të shenjtë mysliman të Ramazanit, në mes të prillit 2021, me përplasje natën midis policisë dhe palestinezëve.
Dëbimi i kërcënuar i disa familjeve palestineze në Jeruzalemin Lindor gjithashtu ka shkaktuar zemërim në rritje.
Hamas-i kërkon të zëvendësojë Izraelin me një shtet palestinez. Ai qeveris gjithashtu Gazën në mënyrë të pavarur nga Autoriteti Palestinez.