Shkup: Mbërijnë 38.400 vaksina ”AstraZeneka” përmes mekanizmit Kovaks

Mbrëmë kanë arritur 38.400 vaksina nga prodhuesi AstraZeneca që janë siguruar përmes mekanizmit Kovaks – ka njoftuar në Facebook Ministri I Shëndetësisë, Venko Filipçe.

Siç paralajmëroi Filipçe, vaksinat do të përdoren për rivaksinimin dhe vaksinimin e qytetarëve mbi 60 vjeç.

“Sasitë vazhdimisht po plotësohen. Ju bëj thirrje qytetarëve që të paraqiten në ueb-faqen vakcinacija.mk.” – ka shkruar Filipçe.

Sipas tij, imunizimi I popullsisë po zhvillohet mirë dhe deri tani janë vaksinuar rreth 150.000 qytetarë, prej të cilëve 30.000 tashmë janë rivaksinuar.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *