Leicester fiton kupën e Anglisë, mposht Chelsean minimalisht në finale

Leicester City ka fituar Kupën e Anglisë (FA Cup), teksa ka mposhtur në finale londinezët e Chelseat minimalisht, njofton Insajderi.

Skuadra e Tuchelit ishte më kërkuese që në fillim, duke dominuar në çdo aspekt, por golin e gjetën “Dhelprat”.

Heroi ishte Juri Tielemans, i cili në minutën e 63-të, pas një pasimi perfekt nga Tomas, ia doli ta dërgojë topin në fundin e rrjetës.

Chelsea gjeti golin e barazimit në minutën e 89-të, kur shënoi Chilwell, por në nisjen e aksionit ky i fundit kishte qenë në pozicion jashtë loje dhe goli u anulua me VAR.

Menjëherë pas anulimit të golit, festa kaloi nga tifozët e Chelseat te ata të Leicesterit, pasi kujtojmë se për këtë ndeshje ishin hapur dyert e stadiumit.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *