Së paku 10 njerëz kanë humbur jetën, kurse 300 janë lënduar kur dy “tornado” kanë goditur pjesën qendrore dhe lindore të Kinës – kanë njoftuar mediat shtetërore kineze.
Gjashtë persona kanë humbur jetën në Vuhan, kurse edhe katër të tjerë në qytetin Shengze, në bregun lindor afër Shangajit – kanë njoftuar autoritetet lokale.
“Tornadoja” fillimisht kishte goditur Shengzenë, mbrëmë rreth orës 19.00 sipas kohës lokale, kurse janë dëmtuar ndërtesa fabrikash dhe centrale për energjinë elektrike – ka njoftuar agjencia e lajmeve Ksinhua.
Autoritetet e këtij qyteti përmes rrjeteve sociale kanë njoftuar se 4 persona kanë humbur jetën kurse 149 janë lënduar.
Në Vuhan, një stuhi me shpejtësi 86 kilometra në orë në orën 20.40 sipas kohës lokale, ka shkatëruar më shumë se 20 shtëpi duke shkaktuar ndërprerje të rrymës elektrike për 2.600 amvisëri.
Autoritetet kanë njoftuar se në Vuhan 6 persona kanë humbur jetën derisa 218 janë lënduar.
Agjencia e ajmeve Ksinhua njoftoi se 27 shtëpi janë rrënuar kurse 130 tjerë kanë pësuar dëmtime.