Tërmet i fuqishëm e dridh Indonezinë

Një tërmet me fuqi prej 6.6 ballë sipas shkallës së Rihterit goditi sot ishullin indonezian Sumatra.

Epiqendra e tërmetit ishte 257 kilometra në jug të Sinabanit, një qytet në bregun lindor të ishullit Simeulue, i cili shtrihet në brigjet perëndimore të Sumatrës, njoftoi Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së (USGS).

Tërmeti u regjistrua në një thellësi prej 10 kilometrash.

Deri më tani, nuk është raportuar për asnjë të vdekur ose dëme materiale.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *