Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Milla Carovska para mediave ka folur edhe për mundësinë e kthimit të të gjithë nxënësve në bankat shkollore.
Ajo ka deklaruar, se do të donte që shkollat të mbushen me nxënës që nesër, por kjo siç shtoi, varet nga gjendja epidemiologjike me Covid-19.
“Angazhimi im dhe i Qeverisë është që shkollat sërish të mbushen me nxënës, kjo do të doja të ndodhte që nesër. Por, me rëndësi që të analizohet situata epidemiologjike dhe të respektohet mendimi profesional i Komisionit për Sëmundje Ngjitëse. Për momentin, kur do të ketë qëndrim zyrtar, i njëjti do t’i kumtohet publikut”, tha Carovska.