Po i bëjnë gati transparentët për protestën e nesërme. Prindërit të cilët nuk dëshirojnë që fëmijët e tyre të mësojnë me tabletë nesër do të protestojnë në të gjitha qytetet e vendit. Kërkojnë nga ministria e Arsmit të heq dorë nga ligji i cili parasheh digjitalizimin e librave shkollor. Fisnik Rustemi prind i tre fëmijëve u bën thirrrje të gjithë qytetarët të dalin në protestë.
“Nesër duhet të dalim për të mirën e fëmijëve tanë, t’i marrim edhe fëmijët edhe gjyshërit edhe gjyshet, edhe shokët. T’i tregojmë ministres se e ka gabim. Nuk mund të ketë reforma kaq drastike në një kohë pandemie kur nuk ka asnjë analizë e as një statistikë. As nuk janë pyetur prindërit as nxënësit”, deklaroi Fisnik Rustemi.
Nga Iniciativa “Duhet të ketë libra dhe mësimdhënëie” thonë se protesta në Shkup do të fillojë nga Ministria e Arsimit ndërsa në qytetet e tjera do të zhvillohet para objekteve të komunave.