Shefi i Premier Ligës, Riçard Masters, është shumë optimist se stadiumet do të jenë të mbushura me kapacitet të plotë në fillim të sezonit 2021-‘22.
Pjesa më e madhe e sezonit është luajtur pa tifozë, për shkak të pandemisë, ndërsa dy javët e fundit do të mund të luhen me 10 mijë spektatorë. Finalja e Kupës FA të shtunën do të jetë një nga testet e radhës me “Wembley”-n e mbushur me 21 mijë tifozë. Por Masters pret një normalizim të situatës prej 14 gushtit, kur nis sezoni i ri i Premier Ligës:
“Tifozët do të rikthehen javën e ardhshme dhe unë shpresoj që më 14 gusht stadiumet të hapen me kapacitet të plotë. Askush nuk e di, por unë jam me të vërtetë shumë optimist se ato do të jenë plot deri atëherë.
Të gjithë treguesit që vijnë nga qeveria janë pozitivë dhe me kujdes