Në ditën e fundit në postin e zëvendësdrejtorit të Doganave, në të cilin ishte për tre vite, Irfan Buçi pohon se ka pasur mosmarrëveshje me përbërjen aktuale të qeverisë, por pa saktësuar se me kë konkretisht. Buçi i cili ditë më parë dha dorëheqje nga posti për arsye familjare thotë se ka bërë dyfishimin e të punësuarve shqiptarë për të arritur përfaqësimin adekuat në dogana.
Bashkëpunimet me institucionet kanë qenë në nivel jo bash të duhur, sidomos me këtë përbërje të qeverisë.” . Nga qeveria kur u vendos që të transferohen të gjithë të punësuarit — unë ndërrova sistematizimin në Doganë për 10 ditë dhe të gjithë ata 74 administrator i mora në doganë. Një numër i tyre u bë doganier, ua ndërrova edhe statusin, diku rreth 22 doganierëve, kurse të tjerët ngelën për një afat të shkurtër të bëhen edhe ata doganier. Dhe këtu u krijua një telashe që nuk arrita ti bëj edhe ata 40 e ca ngelën ti bëj doganier por besoj se shumë shpejtë do të arrihet edhe ajo nga posaçërisht im që do ta kryej veç këtë- deklaroi Irfan Buçi, Ish-zëvendësdrejtor i Doganave.
Nga BDI nuk japin detajet për ndonjë zëvendësim të mundshëm të Buçit. I pyetur për të komentuar, zëdhënësi i partisë Bujar Osmani iu shmang përgjigjes me arsyetimin se foltoren e Ministrisë së Jashtme nuk dëshiron ta përdorë për çështje partiake.