Që nga nesër, pika kufitare me Greqinë, Evzoni do të jetë e hapur për qytetarët tanë për të kaluar në shtetin fqinj Greqi, njoftoi kryeministri Zaev nga Athina, pas një takimi që pati me kryeministrin grek Cipras.
Kryeministri Zoran Zaev njoftimin e bëri në profilin e tij në Facebook duke shkruar se nga nesër Greqia do të hapë pikën kufitare Evzoni për hyrjen e qytetarëve tanë atje.
Siç thuhet në postimin e kryeministri, për të hyrë në në Greqi është e domosdoshme një certifikatë vaksinimi, një test negativ PCR ose një test antitrupthash.