Shteti vonon me publikimin e masës për lëshimin e kuponëve turistik për këtë sezon, reagojnë nga sektori i turizmit. Sipas tyre, Qeveria duhej këtë ta kishte bërë më herët, sepse jemi në prag të verës.
Çdo shtet i organizuar duhet të planifikojë shumë më herët. Muajt maj, qershor janë fillimi i e verës. Nuk e di kush mund të reagojë më pas. Reagimet e qeverisë, posaçërisht në fushën e turizmit, janë shumë të ngadalta. Është e paqartë ende çështja e kuponëve. U përmendën nga Qeveria kuponë familjarë me vlerë prej 250 euro, por nuk ka asgjë nga kjo për momentin”- deklaroi Naume Ugrenoviq- pronar hoteli në Strugë.
Ndryshe, vitin e kaluar mbetën pa shfrytëzuar një pjesë e madhe prej 100 mijë kuponëve, kështu që, gastronomët kërkojnë që ato të vlejnë edhe për këtë verë.
Vitin e kaluar u ndanë shumë kuponë kurse shumë mbetën të papërdorura. Këto kuponë të papërdorur duhet të jepet mundësia që të përdoren këtë vit.”- tha Naume Ugrenoviq.