Rekord në Itali, kush është mbrojtësi 15-vjeçar që bëri debutimin në Serinë A

Mbrëmjen e djeshme, në minutën e 89-të, trajneri i Bolonjës, Sinisha Mihjaloviç, i dha debutimin talentit Uisdom Amei. Mbrojtësi është vetëm 15 vjeç  e 274 ditë dhe bëhet kështu lojtari më i ri që debuton në elitën e futbollit italian.

I lindur në gusht të vitit 2005, Amei ka qenë pjesë e Bolonjës U-17 dhe falë paraqitjeve të shkëlqyera, bindi trajnerin Mihajloviç ta marrë në ekipin e parë, ku mbrëmë ndaj Xhenoas i dha edhe debutimin, duke e futur kështu në histori të kampionatit.

Mihajloviç njihet si një trajner që i beson shumë të rinjve, teksa mjafton të kujtojmë këtu besimin që i dha Donarumës te Milani kur ishte vetëm 17 vjeç dhe tashmë italiani është ndër më të mirët në botë.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *