Ish-presidenti amerikan Donald Trump, është deklaruar mbrëmë pasi luftimeve mes Izraelit dhe Hamasit të Palestinës, duke porositur se gjatë mandatit të tij në atë rajon ka mbretëruar paqja – pasi që armiqtë e Izraelit e dinin që SHBA-të qëndrojnë fuqishëm pas atij vendi.
“Sa kam qenë në Shtëpinë e Bardhë na kanë quajtur presidenca e paqes, pasi që armiqtë e Izraelit e kanë pasur të qartë që SHBA-të qëndrojnë pranë shtetit hebre, dhe se në rast të sulmit mbi Izraelin do të vinte përgjigja e menjëhershme”, ka shtuar ish-presidenti amerikan, transmeton Telegrafi.
Ndërkaq sipas tij, tani që president është Joe Biden, bota është çdo herë e më e pasigurt dhe ka më shumë dhunë, “pasi që Biden ka treguar dobësi dhe mungesë përkrahje për Izraelin që ka bërë të ndodhin sulme të reja në aleatët tanë”.