Një i vdekur dhe një i plagosur në Butel të Shkupit (VIDEO)

Pasi ka gjuajtur me armë nga një automobil sonte në Butel të Shkupit, një person ka mbetur i vrarë dhe një tjetër është plagosur, i cili ky i fundit është dërguar në Klinikën e Shkupit.

Gazetari i TV21 nga terreni raporton se ngjarja ka ndodhur në Bulevardin “Bosnja dhe Hercegovina” dhe “Hristijan Todorovski Karposh”. Ne terren janë një numër i madh i forcave të policisë, njësiti special dhe disa makina të ndihmës së shpejtë.

Më parë nga MPB për TV21 konfirmuan rastin.

“Para 10 minutave kemi marrë lajmërim se ka pasur të shtëna me armë në Çair. Ekipet tona janë në terren”, thonë nga MPB për TV21.

Jozyrtarisht mësohet se një person ka vdekur me inicialet K.I.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *