Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Milla Carovska sot ka komentuar paralajmërimet për protestën e ditës së shtunë.
Ka vlerësuar, se protesta është e drejtë e garantuar.“Ato janë të drejta të garantuara. Ata i kanë dorëzuar kërkesat dhe ne ndaj këtyre kërkesave jemi përgjigjur. Ato kërkesa kanë qenë për barazinë gjinore, dhe ne për këto kemi të miratuara në ligje, ndërkaq kemi ratifikuar edhe konventa ndërkombëtare”, deklaroi Carovska, transmeton Info7.mk