Tre të arrestuarit për drogë, sot dalin para gjyqit

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar, se dje janë arrestuar 3 gostivaras pasi në veturën me të cilin kanë qenë duke udhëtuar bashkërisht, është gjetu heroinë.

Më 10.05.2021 rreth orës 15:30 në hyrjen e fshatit Vrapçisht, policët e SPB Tetovë – kanë privuar nga liria O.B.(39) nga Banjica e Poshtme, një 38-vjeçare V.C. dhe A.M.(52) nga Vrapçishti. Gjatë kontrollit të tyre në veturën “Opel vectra” me targa të Gostivarit, me shofer O.B. në të cilën V.S. dhe A.M. ishin bashkudhëtarë, është kapur heroinë”, njoftojnë nga MPB-ja.

Që të tre, sot do të paraqiten para gjykatësit të procedurës paraprake në Gjykatën Themelore në Gostivar.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *