Ai flet për këtë si mundësi potenciale në rast se kontesti me Bullgarinë zgjatet me vite si në rastin me Greqinë, kështu e komentoi fillimisht kreu i shtetit deklaratat e komisionarit për zgjerim, Oliver Varhej për ndarje të Shkupit dhe Tiranës në procesin integrues për në BE. Pendarovski tha se nga vizita e tij në Bruksel nuk është parashtruar çështja për ndarje të mundshme të dy vendeve.“Ju siguroj se në bisedën me mua dhe me bisedimet e mia në Bruksel para dhjetëra ditëve, absolut në asnjë instancë nga asnjë bashkëbisedues i imi nuk është parashtruar kjo pyetje; Çfarë mendojmë për ndarje eventuale nga Republika e Shqipërisë. Do të shihni edhe sot, kryeministrit Zaev është në vizitë në Bruksel…që absolutisht të gjithë, edhe në Këshill edhe në Komision edhe në deparatmentet e veçanta, posaçërisht ai për zgjerim, nuk mendojnë për ndarje. Të gjithë janë të fokusuar që deri në fund të këtij viti të mbahet konferenca e parë ndërqeveritare”, deklaroi Pendarovski.