Identiteti nuk mund të jetë arsye për bllokimin në procesin e integrimit, ka deklaruar Zaev

Kryeministri i vendit, Zoran Zaev i shoqëruar nga ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani dhe zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Nikolla Dimitrov, sot në Bruksel u takuan me eurokomisarin për Zgjerim Oliver Varheji.

Eurokomisari Varhej e priti delegacionin e vendit tonë me mesazhin se qëllimi i tij dhe i Komisionit Evropian është që të pranojnë kornizën negociuese për Maqedoninë e Veriut gjatë Presidencës aktuale të Portugalisë me BE-në dhe të mbahet konferenca e parë ndërqeveritare për të filluar bisedimet për anëtarësim në BE.

Mes tjerash Varheji shtoi se BE-ja është e përkushtuar ndaj Ballkanit Perëndimor dhe sot pas 2.5 vjetësh në Këshillin e Ministrave të Jashtëm të BE-së po mbahet debat strategjik për Ballkanin Perëndimor me të cilën zhbllokimi i rrugës Evropiane për Maqedoninë e Veriut është prioritet numër një. Brukseli po bën përpjekje dhe mbështet të gjitha idetë për zgjidhje në mënyrë që të zhbllokojë këtë proces.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *