Kjo ishte një javë pozitive për lojtarët shqiptarë që aktivizohen në Europë.
Në bazë të vlerësimeve të faqes së specializuar të statistikave, “Sofa Score” , Gentian Selmani është shpallur si lojtari më i mirë këtë javë duke u vlerësuar me notën 7,9. Portieri shqiptar i cili aktivizohet në rradhët e Bolusporit në Ligën e dytë të Turqisë është aktivizuar përgjatë gjithë 90 minutëshit ku triumfuan me rezultatin 3-0 në shtëpi ndaj Eshkishehirspor.
I dyti renditet Emir Sahiti i cili vlerësohet me notën 7,6 ku me Sibenikun e tij ka arritur të fitojë ndaj Istras me rezultatin 1-0.
I treti renditet Kristal Abazaj i cili vlerësohet me notën 7,4, ku ka realizuar gol me Istanbulsporin e tij në fitoren me rezultatin 0-2 ndaj Ankaraspor.
I katërti renditet Agim Zeka i cili vlerësohet me notën 7,3, i cili ka dhuruar asist në golin e skuadrës së tij Austria e Vienës ku u mundën me rezultatin 2-1 në transfertë ndaj Altakut.
I pesti renditet Armando Dobra i cili vlerësohet me notën 7,3, ku me Ipsuiçin e tij ka dhuruar një asist tek fitorja me rezultatin 3-1 në shtëpi ndaj Flitzvudit.