Sulm me bombë pranë një shkolle, rreth 40 të vrarë dhe dhjetëra të plagosur në Kabul

Rreth 40 persona janë vrarë pas shpërthimit të një bombe afër një shkolle në Kabul.

Sipas zyrtarëve të qeverisë afgane, shumica e personave që kanë humbur jetën janë nxënës.

Ndërkohë, raportohet se të plagosur nga sulmi kanë mbetur më shumë se 50 persona.

Sulmi i tmerrshëm në zonën Dasht-i Barchi në Kabul është një akt i neveritshëm terrorizmi”, tha misioni i BE në Afganistan.

“Shënjestrimi i një shkolle për vajza, e bën këtë një sulm ndaj të ardhmes së Afganistanit.”

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *