“Prova” para finales së Champions-it, Çelsi përmbys Sitin dhe i shtyn festën e titullit

Mançester Siti dhe Çelsi kanë bërë “prova” para finales së madhe të Ligës së Kampionëve, që do të zhvillohet më 29 maj. Blutë e Tomas Tuhal, arritën të triumfonin me përmbysje 1-2 ndaj “qytetarëve” në sfidën e zhvilluar në “Etihad Stadium”, të vlefshme për Premier Ligën angleze. Çelsi me këtë triumf arriti t’i shtynte festën e titullit, skuadrës së Pep Guardiolës.

Pas një starti të balancuar, Siti gjeti golin e avantazhit me Stërling në minutën e 44-t, ndërsa në shtesë Sergio Aguero shpërdoroi një 11-metërsh, pasi “panenka” e tij u kuptua dhe u prit nga Mendi.

Pjesa e dytë foli më shumë për londinezët e Tuhel, që shtuan presionin dhe gjetën golin e barazimit me marokenin Zijek në minutën e 63-të. Të pafat futbollistët e Çelsit në minutat 79’ dhe 81’, kur shënuan dy herë, por në të dy rastet arbitri ngriti flamurin lart për pozicion jashtë loje. Megjithatë rreziku në portën e  Mançester Sitit ishte i vazhdueshëm dhe në minutën e 92-të, kur dukej se gjithçka do të mbyllej në barazim, ishte spanjolli Markos Alonso, që erdhi nga stoli dhe dërgoi topin në rrjetë, duke shënuar golin me vlerë 3-pikëshe për londinezët.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *