Sipas një njoftimi të doganës, pas pranimit të informatave përmes rrugëve operative njësitet e doganës kanë kryer një kontroll të befasishëm në një lokacion të dyshimtë në Malishevë.
“Me ketë rast është gjetur një sasi e konsiderueshme e mallrave të kontrabanduara, respektivisht Nargjile në sasi prej 1190 kilogramëve. Sipas vlerësimeve fillestare taksat e humbura me ketë rast do ishin në vlerë mbi 50.000 Euro. Njësitet e Doganës nën udhëheqjen e Prokurorisë janë duke e trajtuar këtë rast. Të gjitha mallrat janë konfiskuar. Dogana fton qytetarët që të lajmërojnë rastet e kontrabandës dhe korrupsionit përmes telefonatave pa pagesë në 0800 50095 sepse vetëm së bashku mund të luftojmë dukurit negative”, thuhet në njoftim.