Zëvendësministri Hasani : Vaksinat janë të sigurta, nuk ka dyshime

Zëvendës Ministri i Shëndetësisë, Ilir Hasani në emisionin Rruga Drejt është shprehur se duhet të vaksinohemi sa më shumë që mundemi. Rreth 20% e personave nuk paraqiten në punktet e vaksinimit jo për shkak që nuk dëshirojnë por për shkak të angazhimeve ose kur janë jashtë vendit.

“20% e personave nuk paraqiten në punktet e vaksinimit për shkak të largimit nga vendi. Kjo nuk ndodh vetëm tek ne. Këtë problem e kanë edhe vendet tjera. Ishim dëshmitarë që disa nga vendi ynë u vaksinuan edhe në shtetet fqinje. E gjithë kjo për shkak të mos skadimit të afatit të vaksinave. Askush nuk i shtynë me forcë të vaksinohen qytetarët. Gjithashtu duhet cekur se ka nga ata persona që presin 4 muaj për vaksinim. Theksoj se askush nuk do të mbetet jashtë sistemit kush dëshiron të vaksinohet.”

Ilir Hasani sqaron se nuk ka vaksinë të keqe. Ajo më e keqja është të mos ketë vaksina.

“Theksoj se nuk ka asnjë vaksinë të keqe. Më e keqja që mund të thuhet është të mos ketë vaksina. Nga të gjitha vaksinat është Astra Zeneca ajo e cila ka paraqitur disa efekte anësore tek të rinjtë dhe momentalisht nuk është e lejuar t’u jepet atyre. Do të thotë është eliminuar tek të rinjtë. Çdo lloj vaksine kontrollohet para se të hyjë në vendin tonë. Për këtë të jeni të sigurt.” Gjithashtu zv. Ministri ka spjeguar se të ashtuquajtur “Vaksinat VIP” ato Pfizer mbrojnë 92 deri në 95% nga infeksioni. Vaksinat kineze deri në 50%, ndërsa të gjitha vaksinat mbrojnë 100% nga format e sëmundjeve të rënda.”

Në pyetjen se kur do të shpallet fitorja zv. Ministri është shprehur se fitorja shpallet vetëm atëherë kur të mbyllet edhe spitali i fundit Covid-19.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *