Spasovski për policinë : Është simbol i sakrificës

Dita e policisë përfaqëson simbol të sakrificës, përgjegjësisë, guximit, moralit – karakteristika të cilat duhet t’i zhvillojë secili individ i cili është betuar para uniformës së kaltër, porosit ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, në urimin drejtuar nëpunësve të policisë, të punësuarve në MPB, me rastin e 7 Majit- Ditës së policisë.

Sakrificë, thotë Spasovski në urimin, sepse nëpunësit e policisë obligohen që t’i vendosin sigurinë dhe mirëqenien e të tjerëve para tyren, sepse gjithmonë duhet të jenë në radhët e para për jetë më të mirë, më të sigurt të të gjithë qytetarëve të RMV-së, ruajtës së rendit dhe qetësisë publike dhe ndërtimin e shtetit.

Veçanërisht gjatë vitit të kaluar, situata në mënyrë shtesë ishte komplikuar për shkak të pandemisë me të cilën u përball bota, pastaj obligimi për mbrojtje të shëndetit, jetës dhe pasurisë së qytetarëve tanë u bë dekret për nëpunësit e policisë”, porosit Spasovski.

Përgjegjësi, thekson Spasovski, sepse në duart e tona janë lufta e pakompromis kundër krimit dhe korrupsionit dhe sundimi i pakompromis i ligjeve.

“Qëllimi ynë i përbashkët është zero tolerancë për korrupsionin, zero tolerancë për të gjithë që do ta shkelin ligjin, pa përjashtim! Ndërsa unë besoj fuqishëm se qëllimi ynë është i afërt me vendosjen e konceptit të partneritetit ndërmjet qytetarëve dhe policisë. Kjo lidhje e ndërsjellë do të bëhet edhe më e fuqishme me përforcim të vazhdueshëm të sistemit të bashkëpunimit me qytetarët, me qëllim identifikimin, çmitizimin dhe parandalimin e dukurive krimogjene në të cilat nuk mund të mbetet imun bota bashkëkohore”, tha Spasovski në urimin me rastin e Ditës së policisë.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *