Një pjesë e objektit të Fakultetit të Filologjisë në Universitetin e Prishtinës, më saktësisht një pjesë e departamentit të Gjuhës Angleze dhe Gazetarisë është shembur mbrëmë rreth orës 21:00.
Sipas punonjësve kjo shembje ka ndodhur si pasojë e gërmimeve qe po bëhen për rregullimin e ujërave në afërsi të objektit dhe me arsyetimin se objekti është i vjetër.
Portali rtv21.tv raporton nga vendi i ngjarjes se hyrja në depertamentin e Gjuhës Angleze është bllokuar, madje disa studentë nuk patën mundësi të hyjnë në provime që ishin caktuar për sot.
Punonjësit e sigurimit të këtij objekti i thanë portalit rtv21.tv se po ndihen të rrezikuar, por janë të detyruar të qëndrojnë aty.
blob:https://www.facebook.com/258a64db-c1b5-42b5-ae26-9a4cb1442b80