Në parashikimin e tyre të fundit, shkencëtarët parashikuan rikthimin e trupit të raketës për këtë të diel në 3:46 (GMT)
Ekspertët nga Aerospace Corporation dhanë parashikimin e tyre të fundit dhe dhanë zonën në të cilën raketa kineze e pakontrolluar mund të godiste tokën këtë të diel.
Raketa Long March 5B u përdor javën e kaluar nga Kina për të lëshuar një nga modulet e stacionit të saj të ardhshëm hapësinor në hapësirë, dhe pritet që gjatë fundjavës të godasë atmosferën e Tokës, e cila ka shkaktuar shqetësim në lidhje me atë se ku do të bije kjo raketë në Tokë.
Sipas parashikimit të fundit të bërë nga The Aerospace Corporation, ri-hyrja e trupit të raketës do të bëhej të dielën në 3:46 (GMT) , megjithëse me një mundësi gabimi 16-orëshe