Varhelyi sërish paralajmëron: Shqipëria mund të ndahet nga RMV për negociatat

Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut deri tani janë trajtuar bashkë në rrugën e integrimit në Bashkimin Evropian. Por problemet që Shkupi po has me Sofjen për çështje të karakterit historik, mund të bëjë që BE të vendosë për mbajtjen e Konferencës së parë Ndërqeveritare vetëm me Shqipërinë. Mundësia që një gjë e tillë të ndodhi është lënë e hapur nga Komisioneri për Zgjerimin, Oliver Varhelyi në një intervistë për Euronews.

-Si po shkojnë bisedimet rreth hapjes së negociatave, për procesin e zgjerimit sidomos për Shqipërinë, a ka ardhur drita jeshile nga Komisioni për të nisur Konferencën e Parë Ndër-Qeveritare së shpejti apo janë ende në pritje?

Oliver Varhelyi: Në fakt, nuk e jep Komisioni dritën jeshile. Komisioni jep propozimin tek Këshilli Shtetëror ku bëjnë pjesë vendet anëtare, dhe ku vendet anëtare marrin vendimet. Gjykimi ynë është që të dyja shtetet, edhe Maqedonia e Veriut edhe Shqipëria i kanë përmbushur të gjitha kushtet për të organizuar Konferencën e parë ndërqeveritare.

Kam shpresë se ne do të mund ta mbajmë konferencën e parë ndërqeveritare në Qershor të këtij viti. Nëse, përballemi sërish me vështirësi me Maqedoninë e Veriut që do të thotë, nëse jemi të pasuksesshëm në bindjen e Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut që të arrijnë një zgjidhje të përbashkët, atëherë pyetja që ngrihet është, nëse mund të vazhdojmë para vetëm me Shqipërinë, dhe do të na duhet ta konsiderojmë atë pyetje.

-Pra ndarja e vendeve është një opsion i mundshëm?

Oliver Varhelyi: Mund të jetë një opsion, po.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *