Thirrje publike për 150 bursa për fëmijët me aftësi të kufizuara

Fondacioni për iniciativa arsimore dhe kulturore “Hap pas Hapi” në bashkëpunim me Shoqatën për promovim dhe zhvillim të shoqërisë inkluzive “Inkluziva” dhe Shoqatën për ofrim të shërbimeve personave me aftësi të kufizuara “Handimak”, realizon Projektin “Bëhu IN, bëhu Inkluziv, bëhu i gjithëpërfshirë”. Projekti financohet nga Bashkimi Evropian dhe ka për qëllim të sigurojë përfshirje të plotë dhe të barabartë të fëmijëve me aftësi të kufizuara në shkollat e rregullta fillore.

Si pjesë e Projektit “Bëhu IN, bëhu Inkluziv, bëhu i gjithëpërfshirë”, gjatë vitit shkollorë 2020/2021 janë siguruar bursa për 322 fëmijë me aftësi të kufizuara të cilët janë regjistruar dhe kanë ndjekur rregullisht mësimin. Projekti do të vazhdojë t’i mbështes këta bursistë por edhe do të mundësojë bursa plotësuese për 150 nxënës me aftësi të kufizuara të regjistruar në klasën e parë të vitit shkollorë 2021/2022. Shpallja për 150 bursistët e ri është e hapur në faqen e internetit të Fonacionit “Hap pas Hapi” www.stepbystep.org.mk (në gjuhën maqedonase dhe në gjuhën shqipe). Shpallja është e hapur deri në 30 Shtator të vitit 2021 dhe mund të aplikojnë të gjithë prindërit/kujdestarët e fëmijëve me aftësi të kufizuara që janë regjistruar në klasën e parë të shkollave fillore. Për informata plotësuese, palët e interesuara mund të drejtohen në 072-307-326 dhe në: stipendii@stepbystep.org.mk.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *