Gjatë ditës së djeshme, partia më e madhe maqedonase OBRM-PDUKM brifuan se kryetari i tyre, Hristijan Mickoski me telefon ka biseduar me presidentin Pendarovski dhe se është caktuar takim për ditën e premte.
Presidenti Stevo Pendarovski për “Deutsche Welle” deklaroi se është mirë që OBRM-PDUKM, pas nëntë muajve po vendos komunikim me institucionin e presidentit.
Takimi mes presidentit dhe kreut të OBRM-PDUKM-së, duhet të mbahet nesër dhe ndodh pasi brifingut të djeshëm se kanë pasur bisedë telefonike.
Në takim, siç njoftuan ata do të bisedohet për të dënuarit në ngjarjet e 27 prillit dhe për gjendjen aktuale politike dhe ekonomike.