Nuhiu: Gjykata Kushtetuese përfundimisht ju dha fund pretendimeve për shkelje të parimit të kushtetutshmërisë

Gjykata Kushtetuese përfundimisht ju dha fund pretendimeve për shkelje të parimit të kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë gjatë emërtimeve të shkollave fillore “Imri Elezi”, ” Hasan Prishtina” dhe ” Ismail Qemali” në Çair!Zbatimi i demokracisë nuk nënkupton vetëm përcaktimin e nevojës për kufizime përballë dëshirave për pushtet të lirë dhe të pakontrolluar, por mundësi për respektim të të drejtave dhe lirive të qytetarëve në radhë të parë! Sigurisht, të gjithë pajtohemi se ligjet dhe aktet tjera normative duhet të jenë në përputhje me frymën e Kushtetutës sepse Kushtetuta përcakton rendin juridik më të lartë në shtet. Ndërkaq, edhe ushtrimi i autorizimeve publike nga ana e organeve dhe institucioneve të shtetit duhet të realizohet duke respektuar parimet, normat dhe në përgjithësi frymën që përcakton Kushtetuta. Është i pa diskutueshëm fakti se Marrëveshja e Ohrit dhe fryma e saj është e recipuar tani më në drejtësinë kushtetuese të vendit tonë. Në të gjitha rastet kur nuk respektohet Kushtetuta dhe fryma e saj, atëherë padyshim se duhet të vëhet në lëvizje Gjykata Kushtetuese për të vendos drejtësinë kushtetuese!Urojmë që Gjykata Kushtetuese të mbetet promotore e realizimit të drejtësisë kushtetuese në të gjitha rastet!

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *