Kuvendi i Kosovës sërish ka shkuar në pauzë kësaj radhe deri në orën 14:00.
Seanca vazhdoi pas orës 12 pas një pauze që ndodhi shkak i situatës së tensionuar, gjatë daljes së deputetëve të opozitës të cilët lëshuan seancën.
Në vazhdimin e kësaj seance në sallë ishin të pranishëm vetëm deputetët e LVV dhe ata nga komunitetet.
Pas situatës së tensionuar në Kuvend ku pati përplasje të ashpër mes disa ministrave dhe deputetëve të opozitës, dhe shkuarjes në pauzë prej disa minutash, sërish ka nisur seanca plenare e Kuvendit.
Në këtë vazhdim të seancës po marrin pjesë vetëm deputetët e LVV-së dhe ata nga komunitetet, si dhe disa nga ministrat e Qeverisë Kurti.