Mbledhja e Qeverisë në të cilën pritet të shqyrtohet propozimi i Shtabit të Krizës do të mbahet sot në ora 19:00. Gjatë kësaj mbledhje Qeveria pritet të vendos për shkurtimin e orës policore, gjegjësisht ora policore të filloj në ora 23:00 dhe të zgjas deri në ora 05:00 të ditës së nesërme. Shtabi i krizës gjithashtu ka propozuar që objektet hotelierike me mysafirë vetëm në pjesën e jashtme, terraca, të punojnë deri në ora 22:30.