OBSH ka aprovuar vaksinën “Moderna”

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka aprovuar vaksinën Moderne për përdorim emergjent.

Është vaksina e pestë e aprovuar nga OBSH, e cila do të përshpejtojë miratimin e përdorimit të kësaj vaksine nga agjencitë kombëtare të ngarkuara me kontrollin e ilaçeve, njoftoi Reuters.

Marinela Simao, Ndihmës Drejtoresha e Përgjithshme e OBSH-së, tha se ishte shumë e rëndësishme që të kishte sa më shumë vaksina të aprovuara në mënyrë që të tejkalohen vonesat.

India, prodhuesi më i madh i vaksinave në botë, ka pezulluar përkohësisht eksportet për shkak të shpërthimit të epidemisë.

OBSH ende po shqyrton nëse do të miratojë vaksinat kineze Sinofarm dhe Sinovak dhe vendimi do të jepet  javën e ardhshme.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *