Të paktën 15 njerëz kanë vdekur dhe shumë të tjerë mbetën të lënduar si pasojë e shembjes së një ure të metros në qytetin e Meksikos, përderisa treni ishte mbi të.
Vagonët e trenit ranë poshtë, duke goditur kështu një veturë, transmeton TV21.
Punonjësit e shpëtimit dhe zjarrfikësit po vazhdojnë kërkimet për të gjetur të mbijetuar tjerë nga ky aksident i së hënës.
Sipas disa burimeve, numri i të vdekurve mund të shënojë rritje