Finalja e Europa League luhet me tifozë, UEFA fillon shitjen e biletave onlin

Finalja e Ligës së Europës do të luhet në praninë e tifozëve teksa UEFA ka filluar shitjen e biletave online, njofton Insajderi.

Finalja do të luhet në datën 29 maj në stadiumin “Gdansk” në Poloni dhe do të lejohet prania e tifozëve në masën 25% të stadiumit, që i bie një numër prej 9500 tifozësh. Ndarja e tifozëve do të jetë në mënyrë të barabartë teksa çdo skuadër do të ketë dy mijë të tillë si mbështetës ndërsa vendet e tjera janë për tifozë neutral.

Ka qenë vetë faqja e UEFA-së e cila ka marrë nismën e shitjes së biletave për këtë sfidë, pas miratimit nga autoritet polake. Biletat do të jenë të gjitha online për shkak të protokollit të sigurisë së Covid-19.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *